Kuriozitete

Vullkani japonez krijon ishullin e ri

Sipërfaqja e tokës në Japoni tashmë është rritur dhe kjo falë një ishulli të ri të krijuar papritur e pakujtuar nga një vullkan nënujor.

Vullkani, i cili ndodhet rreth një kilometër larg bregut jugor të Iëo Jima, të cilin Japonia e quan Iëoto shpërtheu më 21 tetor dhe brenda 10 ditëve hiri dhe shkëmbinjtë vullkanikë u grumbulluan në shtratin e detit duke krijuar ishullin.

Ai ka një diametër 100 metra dhe është i lartë 20 m mbi nivelin e detit.

Sipas Yuji Usui, një analist në divizionin e vullkaneve të Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, ekspertët janë ende duke analizuar zhvillimin, duke përfshirë detajet e depozitave. Megjithatë, për shkak të materialit nga i cili është bërë, ishulli i ri mund të mos zgjasë shumë.

YouTube player