Lajme

Tentohet të futen ilegalisht nga Shqipëria në Kosovë 65 mijë euro


Një sasi prej rreth 65 mijë eurosh janë tentuar të futen ditën e sotme ilegalisht nga Shqipëria në Kosovë.

Sipas burimeve nga Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës njofton se ngjarja ka ndodhur në pikën kufitare Vërmicë.

“Gjatë zhvillimit të operacionit nga njësit e antikontabandës dhe njësisë K9 të Doganës së Kosovës është arritur të parandalohet futja ilegale e 65.000 mijë eurove. Në hyrje është paraqitur një automjet ne targat të Republikës së Shqipërisë i cili është përzgjedhur për kontroll në vijë të dytë së bashku me Policinë. Gjatë kontrollit të veturës, nga njësia K9 në pjesën e bagazhit, në vendin e destinuar për pajisje e ndihmës së parë, është zbuluar një pliko e verdhë e fshehur, e cila përmbante mjete monetare në shumë totale prej 65,000 euro”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Po ashtu, sipas mediave atje, Dogana e Kosovës njofton se ky rast është dërguar për hetime dhe është marrë masa të menjëhershme e konfiskimit të 25% të shumës totale të padeklaruar, në vlerë prej 16,250 euro.

Po ashtu në njoftimin e Doganës thuhet se pjesa e mbetur e parave do të qëndrojë e bllokuar, deri në përfundimin e kryerjes së procedurave përkatëse.

“Pjesa e mbetur, 48,750 euro, deponohet deri në përfundim e procedurave të mëtejme”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW
YouTube player