Lajme

Kurti takon përfaqësues të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, diskutojnë për thellim të bashkëpunimit

Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar një takim me kryetarin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zheljko Komshiq dhe anëtarin Denis Beçiroviq.

Takimi është zhvilluar në Francë, ku kryeministri po qëndron në kuadër të Forumit të Paqes.

“Falënderoj kryetarit të Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Zheljko Komshiq, dhe anëtarin e Presidencës, Denis Beçiroviq, për një takim produktiv”, ka shkruar Kurti në rrjetin social X.

Kurti ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar mbi rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshjeve të Procesit të Berlinit, në mënyrë specifike për marrëveshjen për lëvizje të lirë dhe letërnjoftim.

Lexo më shumë  Kamberi: Serbia po pengon realizimin e ndihmës së Qeverisë së Kosovës për shqiptarët e Luginës

Gjithashtu në takim thuhet se është folur edhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit në mes të dy vendeve.

Me ftesë të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili ka bërë hapjen e Forumit, të enjten në mbrëmje. Kryeministri Kurti ka qenë pjesë e darkës me krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në këtë Forum.

“Të shtunën, më 11 nëntor, duke filluar nga ora 10:00, në kuadër të ditës së dytë të Forumit të Paqes, Kryeministri Kurti do të marrë pjesë në panelin e diskutimit me temën ‘Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt’, ndërkohë që gjatë qëndrimit atje do të zhvillojë disa takime”, është thënë në njoftim.

Lexo më shumë  Ministrja Hajdari: Në tri vitet e fundit 41 mijë biznese të regjistruara

Rruga Press

YouTube player