Lajme

Von Cramon: Koha t’i hiqen masat Kosovës

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka deklaruar se  Raporti i Progresit për Kosovën thekson progresin në shumë fusha reformuese, përfshirë reformën zgjedhore dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Von Cramon ka përmendur edhe konfirmimin e Komisionit që kosovarët do të udhëtojnë drejt BE-së pa viza që nga janari 2024.

Lexo më shumë  KE-ja përgatit heqjen graduale të masave ndaj Kosovës

“Raporti për Kosovën thekson progresin në shumë fusha reformuese, përfshirë reformën zgjedhore dhe luftën kundër krimit të organizuar. Komisioni gjithashtu ka konfirmuar se qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë lirshëm drejt BE-së që nga 1 janari 2024!”, ka shkruar  ajo.

Eurodeputetja gjermane ka thënë se zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të kaluara në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe normalizimi i raporteve me Serbinë si dhe reformat në sundim të ligjit, përfshirë drejtësinë janë kyçe në rrugën e Kosovës për në BE.

Lexo më shumë  Kosova forcon lidhjet me Selinë e Shenjtë – Audiencë private e Presidentes Osmani

Në fund, raportuesja për Kosovën në PE thotë se është koha që të hiqen të gjitha masat ndaj Kosovës.

Rruga Press

YouTube player