Lajme

Kurti: 57 shtëpi do të ndërtohen deri në fund të këtij viti për komunitetet joshumicë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se 57 shtëpi për komunitetet joshumicë janë në ndërtim e sipër dhe se punimet do të përfundojnë deri në fund të këtij viti.

Ndërsa siç ka bërë të ditur ai, punimet janë duke u zhvilluar edhe për renovimin e 230 shtëpive të tjera.

Për ndërtimin dhe renovimin e këtyre shtëpive Kurti ka thënë se nga buxheti i shtetit janë ndarë tre milionë euro.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

“Tre milionë euro ka qenë buxheti i programit për ndërtimin dhe renovimin e shtëpive të komuniteteve jo shumicë në komuna këtë vit. Në ndërtim e sipër janë 57 shtëpi. Krahas tyre, punimet janë duke u zhvilluar edhe për renovimin e 230 shtëpive tjera.

Dje, me ministrin Krasniqi vizituam dhe takuam familjen Palmar nga komuniteti boshnjak, familjen Hagjijaj nga komuniteti rom, dhe familjen Saku nga komuniteti egjiptian. Të tria përfituese nga mbështetja e Qeverisë sonë që së shpejti do të gëzojnë shtëpi të reja, sepse meritojnë banim të dinjitetshëm”, ka shkruar ai në Facebook.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Kryeministri ka shtuar se ky program do të vazhdojë edhe me thirrjen e dytë vitin e ardhshëm, për të cilën tashmë është ndarë buxhet në vlerë prej tre milionë euro.

“Kosova, republikë e të gjithëve”, ka përfunduar Kurti.

Rruga Press

YouTube player