Bota

Shkrimtari izraelit e krahason Netanyahun me Millosheviqin: Atij i pëlqen të krahasohet me Churchillin, por kjo është më e përshtatshme

Shkrimtari izraelit Etan Nechin e ka krahasuar Benjamin Netanyahun me Sllobodan Millosheviqin për shkak të nxitjes së luftës në Gazë dhe krizës së brendshme politike.

I mbyllur politikisht, Netanyahu mund të ndjekë rrugën që e kishte ndjekur ish-presidenti serb Sllobodan Millosheviq gjatë rënies së Bashkimit Sovjetik në fillim të viteve të 90-ta. Millosheviqi ishte një nga liderët e ish-Jugosllavisë kur federata komuniste po shpërbëhej.

“Netanyahut i pëlqen të krahasohet me Churchillin. Por krahasimi me Sllobodan Millosheviçin e hershëm është më i përshtatshëm”, tha Etan Nechin në Platformën X.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Nechin e krahason politikën e Netanyahut me atë të Millosheviqit, për arsye se ai u dha liri lëvizjeve ekstreme nacionaliste serbe për arsyet e tij cinike, raporton TRT turke.

Gjatë viteve të 90-ta, Millosheviqi, i cili ishte në telashe politike, luajti një rol kyç në ndezjen e një lufte të përgjakshme civile midis serbëve, kroatëve dhe boshnjakëve.

Ashtu si Millosheviqi, Netanyahu sot përballet me një krizë të paprecedentë politike të brendshme dhe shumë akuza që variojnë nga korrupsioni deri te gabimet e sigurisë.

Prandaj, shkrimtari izraelit beson se Millosheviçqi inicioi një nga regjimet më brutale të shekullit të XX. Netanyahu, ashtu si Millosheviqi, u akuzua për gjenocid kundër dy kombeve myslimane.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Në anën tjetër, Millosheviqi u akuzua për gjenocid në vitin 2006 dhe vdiq në paraburgimin e Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet e Luftës. /telegrafi/

YouTube player