KryesoreLajme

Mosdekretimi i Isufajt për kryeprokuror, Haxhiu i jep të drejtë Osmanit dhe kritikon KPK-në

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë e mbështetë vendimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për të mos e dekretuar Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit.

Ajo në një konferencë për media ka thënë se procesi i përzgjedhjes së kryeprokurorit duhet të jetë transparent e meritor dhe jo të ndikohet nga individë apo grupe të interesit.

“Mirëpres letrën e Presidentes Vjosa Osmani për mosdekretimin e Blerim Isufajt si Kryeprokuror i Shtetit. Arsyet për këtë i ka përmendur edhe në letër presidentja Osmani. Kryeprokurori i Shtetit ka mandat 7 vite dhe sigurisht që ky proces duhet të jetë transparent e meritor, dhe jo të ndikojnë grupet e interesit apo individë brenda sistemit në mënyrë që të sjellin një rezultat që dihet para se të ndodh ai. Prandaj, unë e mbështes presidenten Osmani në letrën që e ka adresuar” është shprehur Haxhiu.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Ministrja ka pasur kritika për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), i cili ia ka dorëzuar sërish presidentes Vjosa Osmani, emrin e Blerim Isufajt për dekretim në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Sipas Haxhiut, propozimi i njëjti nuk ka bazë kushtetuese e as ligjore.

“Këshilli Prokurorial nuk e di se ku është bazuar kur e ka dërguar emrin e njëjtë te presidentja Osmani sepse ky proces duhet të kthehet në pikën zero dhe do të kthehet në pikën zero”, ka përfunduar ajo.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW
YouTube player