Bota

Izraelitët futen në kampin e refugjatëve, demolojnë shtëpinë e palestinezit 14-vjeç që vrau një polic kufitar

Mediat palestineze raportojnë se një numër i madh i ushtarëve izraelitë gjenden në kampin e refugjatëve Shuafat, në veri të Jerusalemit, ku po demolojnë shtëpinë e adoleshentit të akuzuar për sulmin vdekjeprurës të policit kufitar, shkruan The Times of Israel.

Videot e shpërndara në rrjetet sociale, shfaqin një numër të madh të ushtarët që në mëngjes futen në këmbë në kampin dhe rrethojnë objektin, përkatësisht shtëpinë e Muhammad Zalbani.

Fjala është për 14-vjeçarin i cili me thikë theri policin kufitar Asil Sawaed, 22-vjeç, derisa ai po kontrollonte autobusin në pikëkalimin Shuafat.

Lexo më shumë  Stradner: Trumpi duhet të distancohet nga Dodiku dhe Vuçiqi, të dy janë kukulla të Putinit dhe Xi Jinpingut

Palestinezët pretendojnë se forcat izraelite kanë rrethuar zonën, derisa po bëhen gati të demolojnë shtëpinë e papërdorur.

E për këtë është deklaruar policia izraelite. Ata konfirmuan dërgimin e numrit të madh të policëve, pjesëtarëve të policisë kufitare dhe ushtarë që u futën në kampin e refugjatëve Shuafat në afërsi të Jerusalemit për ta bërë rrafsh me tokë shtëpinë e sulmuesit.

Lexo më shumë  Operacioni “Vivaldi” i Ukrainës pengon planin rus për rrethimin e Donbasit

YouTube player