Lajme

Kampe refugjatësh/ Pas Italisë, edhe në Gjermani propozohet marrëveshje e ngjashme me Shqipërinë

Kryeministri shqiptar Edi Rama nënshkruan marrëveshje për menaxhimin e refugjatëve me Italinë – Diskutime te ngjashme edhe në Gjermani

Nga Rashela Shehu, Anila Shuka, Deutsche Welle

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe homologia e tij italiane Giorgia Meloni nënshkruan këtë të hënë në Romë, më 6.11.2023, një marrëveshje për menaxhimin e refugjatëve. Sipas Melonit, në portin e Shengjinit, në Lezhe, do të ngrihen dy struktura pritëse për emigrantët, të financuara dhe menaxhuara nga Italia.  Gjatë konferencës për mediat, kryeministri Edi Rama tha se është i gatshëm të ndihmojë Italinë për të menaxhuar situatën e vështirë me refugjatet, numri i të cilëve ka ardhur në rritje.

Lexo më shumë  Si sot para 11 viteve, me presionin e Thaçit u votua formimi i Gjykatës Speciale dhe u votua kundër mocionit për krimet e Serbisë në Kosovë

Edhe në Gjermani ka diskutime për marrëveshje të ngjashme me Shqipërinë. Eksperti i migracionit Zëvendëskryetari i Bundestagut Gjerman, nga Partia FDP,  Wolfgang Kubicki, i tha DW, se grupi parlamentar i partisë së tij e propozon një gjë të tillë në një raport të fundit për migracionin, pa përmendur në mënyrë eksplicite Shqipërinë. Edhe eksperti i migracionit Ruud Koopmans, u shpreh para ca javësh në gazetën Bild që të ketë marrëveshje me të ashtuquajtura vende të treta të sigurta, ku të kthehen edhe persona që nuk vijnë prej këtyre vendeve.

Lexo më shumë  Kosova dhe Gjermania thellojnë bashkëpunimin për investime në energji

Rruga Press

YouTube player