KryesoreLajme

Kurti takon drejtorin ekzekutiv të kompanisë që prodhon dronët Bayraktar, diskutojnë për mundësitë e reja të bashkëpunimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën mirëpriti në takim Drejtorin Ekzekutiv të kompanisë së mbrojtjes Baykar, Haluk Bayraktar.

Në njoftimin e zyrës së kryeministrisë thuhet se gjatë takimit, kryeministri Kurti dhe drejtori i kompanisë Baykar, Bayraktar diskutuan edhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit.

“Forca e Sigurisë së Kosovës përgjatë dy viteve të fundit është zhvilluar dukshëm sa i përket kapaciteteve luftarake, e padyshim në këtë aspekt përveç rritjes për më shumë se dyfish të buxhetit për Ministrinë e Mbrojtjes, në mënyrë direkte ka ndikuar edhe bashkëpunimi i shkëlqyer me kompaninë turke Baykar dhe Qeverinë e Republikës së Turqisë me të cilën kemi bërë blerjen e dronëve TB2 dhe pajisjeve tjera më moderne ushtarake”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Muja shpalos fakte: Në kohën kur Hykmete Bajrami ka qenë Ministre e Tregtisë nga rezervat shtetërore  janë avulluar mbi 2500 tonë grurë në vlerë 529 mijë euro

Kryeministri shprehu mirënjohjen e tij ndaj Bayraktar për mënyrën se si është trajtuar me prioritet të lartë çdo blerje e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, duke dëshmuar kësisoj edhe një herë raportet e ngushta ndërmjet Kosovës e Turqisë.

Ai gjithashtu e uroi atë për medaljen “Shërbim të Shquar”, me të cilën u dekorua sot nga ministri i Mbrojtjes, Maqedonci, që njëherësh është edhe çmimi më i lartë ushtarak në vendin tonë, për vullnetin, gatishmërinë dhe bashkëpunimin me Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Lexo më shumë  Kearns-Vuçiqit: Mohimi, vazhdimësi e krimeve – çka nisi me vrasje po vazhdon me falsifikim të historisë

Rruga Press

YouTube player