Bota

Militantët e Hamasit pretendojnë se kanë shkatërruar dy tanke izraelite – publikojnë pamjet e sulmit

Brigada Al Kasam, krahu ushtarak i organizatës palestineze Hamas, pretendon se në orët e para të mëngjesit të sotëm në Rripin e Gazës, kanë arritur të shkatërrojnë katër automjete dhe dy tanke të ushtrisë izraelitë.

Sky News raporton se këto pretendime u shfaqën në të njëjtën kohë, kur izraelitët publikuan pamjet kur rrethojnë qytetin e Gazës.

“Në orët e para të mëngjesit brigada Al Kasam me raketa Al Jasin 105, shkatërruan katër automjete të hebrenjve në kampin Al Shati dhe në vendbanimin Sheik Radvan”, u tha në kumtesën e Hamasit.

Lexo më shumë  Arabia Saudite thotë se ka "zmbrapsur" dronët që përpiqeshin të godisnin një ndër objektet më të mëdha të rafinimit dhe eksportit të naftës në botë

Televizioni britanik shpjegon se Al Shati është një qendër refugjatësh e palestinezëve në pjesën veriore të Rripit të Gazës, ndërsa vendbanimi Sheik Radvan gjendet në veri të qytetit të Gazës.

Në kumtesën e dytë të brigadës Al Kasam, kanë bërë të ditur se gjithashtu kanë shkatërruar tankun e IDF-së në Tal al Havi në jug të Rripit të Gazës.

Lexo më shumë  Zbulohet mënyra se si e kishte marrë vesh Mossadi vendndodhjen e Khameneit

Në rrjetin social X është shfaqur të njëjtën kohë videoja nga Rripi i Gazës, ku pretendon se tregon momentin e shkatërrimit të dy tankeve izraelite Merkava që kapin vlerën e 20 milionë dollarëve.

Rruga Press

YouTube player