Lajme

Stuhia ‘Ciaran’ në Shqipëri do të vazhdojë edhe në fundjavë

•Sipas parashikimeve, stuhia ‘Ciaran’ që goditi dje vendin tonë do të vijojë edhe gjatë fundjavës. •SHMU njofton se sot dhe nesër do të ketë stuhi ere të shoqëruar me rrebeshe shiu dhe shtrëngata. •Ndërkohë temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur 5°C minimalja deri në 20°C maksimalja në rang vendi. Sakaq, reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë shkaktuar probleme në disa zona.  •Orët e para të mëngjesit ka pasur rënie inertesh në baypasin e Qafës së Murrizit dhe kalimi është bërë në njërin kah pjesërisht. •Probleme nga gurët dhe inertet ka pasur në segmentin që lidh qytetin e Klosit me Rrugën e Arbrit, ndaj policia ka devijuar kalimin e mjeteve që vijnë nga Mati dhe Klosi në rrugën e vjetër.  •Në Korçë për shkak të reshjeve të dendura të shiut është dëmtuar ura e fshatit Panarit i njësisë administrative Vithkuq. •Për pasojë kanë mbetur të bllokuara 34 familje. •Ekipet ndodhen në terren për hapjen e rrugës. •Në këtë zonë ka pasur edhe rrëshqitje të dherave.  •Në Dibër në fshatin ‘Fshat’ është çarë asfalti dhe rruga kalohet me vështirësi.  •Disa fshatra pa energji elektrike në Kukës, Has e Tropojë. •Dëbora ka zbardhur majat e maleve në disa qytete në veri të vendit, ku është shënuar edhe ulje e temperaturave.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Rruga Press

YouTube player