Lajme

Osmani në festën e Trupave të Marinës së SHBA-së: Festojmë edhe partneritetin e qëndrueshëm ndërmjet dy vendeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,  ka marrë pjesë në një ngjarje ku u festua ditëlindja e Trupave Detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përmes një shënimi në platformën X, Osmani e ka quajtur mbrëmje të bukur ngjarjen e organizuar nga SHBA.

“Një natë e traditës, miqësisë dhe respektit, duke festuar jo vetëm guximin dhe përkushtimin e grave dhe burrave me uniformë, por edhe partneritetin e qëndrueshëm mes Kosovës dhe SHBA-së”, ka shkruar Osmani.

Lexo më shumë  Kurti takoi zv.presidentin ekzekutiv të prodhuesit amerikan të industrisë ushtarake AM General: FSK do të pajiset edhe me ambulancë

Ditëlindja e Korpusit të Marinës së Shteteve të Bashkuara është një festë amerikane që festohet çdo vit në nëntor me një ceremoni tradicionale të prerjes së tortës. Atë ditë në vitin 1775, u krijuan Marinsat Kontinentalë.

Rruga Press

Lexo më shumë  Ministria e Drejtësisë demanton mediat për arrestimin e avokates shtetërore
YouTube player