Bota

Blinken në Aman, takohet me ministrat e Jashtëm të Lindjes së Mesme, pritet t’i kërkohet armëpushim në Gaza

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken është nisur sot drejt Amanit ku do të takohet me ministrat e Jashtëm të Lindjes së Mesme. Kjo është hera e tretë që Blinken viziton rajonin që nga sulmi i 7 tetorit në Izrael.

Në fokus të bisedimeve në samit do të jetë konflikti në Izrael dhe Gaza.

Ministria e Jashtme e Jordanisë njoftoi të premten se ministri i jashtëm Ayman Safadi do të mbledhë homologët e tij nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Katari, si dhe Sekretarin e Komitetit Ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës, të cilët më pas do të takohen si grup me Blinken.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Pritet që gjatë samitit, të dërguarit të SHBA-së t’i kërkohët një armëpushim i menjëhershëm në Gaza. Më herë gjatë ditës së sotme, Sekretari amerikan i Shtetit u takua me kryeministrin e përkohshëm të Libanit, Najib Mikati. 

Vizita e Blinken në Aman vjen pas udhëtimit të tij në Tel Aviv ku u takua me zyrtarë izraelitë, përfshirë kryeministrin Benjamin Netanyahu, dhe ku kërkoi që të bëhet më shumë për të mbrojtur civilët palestinezë.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Rruga Press

YouTube player