E gjithë bota priti fjalimin e tij – çfarë tha lideri i Hezbollahut në reagimin e tij të parë që kur nisen luftimet Izrael-Hamas
Lideri i grupit Hezbollah, Hassan Nasrallah ka folur për herë të parë që kur nisën luftimet mes grupit Hamas dhe forcave izraelite më 7 tetor.
Nasrallah, e përshkroi sulmin e Hamasit që ndezi konfliktin si “të madh” dhe “të shenjtë”, duke thënë se ai u krye “100 për qind nga palestinezët”.
Në sulmin e 7 tetorit në Izrael u vranë qindra njerëz dhe luftëtarët e Hamasit morën të paktën 200 pengje në Gaza.
“Ky operacion është i madh, ky operacion i shenjtë ishte 100 për qind palestinez dhe u zbatua nga palestinezët”, tha ai.
“Fshehtësia e madhe e bëri këtë operacion shumë të suksesshëm”.
“Nuk kishte asnjë anë negative të këtij operacioni dhe ata nuk kishin si ta bënin ndryshe.
Duke iu referuar jetës në Gaza, ai thotë se ka më shumë se dy milionë njerëz që jetojnë në një “zonë të vogël” dhe ata kanë një “jetë shumë të vështirë”.
“Ata po vrasin njerëzit tonë në baza ditore”, shtoi ai.
Ai gjithashtu falënderoi grupet në Jemen dhe Irak për pjesëmarrjen në betejën kundër Izraelit.
Hezbollahu është një grup militant i mbështetur nga Irani, i ngjashëm me Hamasin, me bazë në Liban.
Rruga Press