Bota

Putini nënshkruan ligjin që tërheq Rusinë nga Traktati për ndalimin e testeve bërthamore

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nënshkruar një ligj për tërheqjen e ratifikimit të Traktatit Botëror për Ndalimin e Testeve Bërthamore, në një hap që është dënuar nga organizata që promovojnë paktin historik të kontrollit të armëve.

Lëvizja edhe pse ishte e pritshme, është dëshmi e ftohjes së thellë të raporteve mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë, raportet e të cilave janë në nivelin më të ulët që nga kriza kubane e 1962-s.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Vendimi sipas Putinit “pasqyron” pozitën e SHBA-së, që nuk e kanë ratifikuar kurrë paktin e 1996-s, pavarësisht se e ka nënshkruar.

Traktati në fjalë ua ndalon testimet shteteve. Nga vendet nënshkruese vetëm Koreja e Veriut ka kryer testime këtë shekull.

Javë më parë, Putini u shpreh se “nuk është i gatshëm” të pranojë nëse Rusia do të kryente testime bërthamore.

Rruga Press

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë
YouTube player