Ashpërsohet lufta në Ukrainë, Rusia valë bombardimesh në 24-orë e fundit
Ukraina ka akuzuar Rusinë se ka bombarduar mbi 100 lokacione në 24 orët e fundit, sulmi më i rëndë në një ditë të vetme që nga fillimi i vitit. Ministri i Brendshëm Igor Klimenko akuzoi Moskën se qëllimisht ka goditur civilët në 10 rajone të vendit.
Moska ka kryer miliona bombardime ndaj qyteteve dhe fshatrave që kur nisi pushtimin e Ukrainës shkurtin e kaluar, duke kthyer shumë prej tyre në gërmadha, kryesisht në lindje të vendit.
Duke iu referuar intensifikimit të sulmeve, kryediplomati i BE-së, Joseph Borrell është përpjekur të sigurojë Ukrainën.
“Moska nuk duhet të krijojë iluzione. Krizat e tjera nuk do ta devijojnë vëmendjen tonë nga Ukraina. Mbështetja jonë do vazhdojë përsa kohë të nevojitet”, tha Borell në rrjetet sociale.
Nga ana e saj, Moska thotë se po përdor raketa me saktësi të lartë për të goditur infrastrukturën ushtarake të Kievit.
Ekspertë ushtarakë thonë se Rusia ka kaluar në një lloj të re lufte, që përfshin aksione statike dhe sfilitëse.
Ata paralajmërojnë se infrastruktura energjetike dhe ajo e komunikacioneve ka gjasa të sulmohet sërish teksa dimri afron.
Rruga Press