Bota

Rusia sulmon Ukrainën në lindje, analistët parashikojnë ofensivë të re

Rusia kreu dhjetëra sulme ajrore gjatë natës në Ukrainë midis shenjave se po rigrupohet pranë qytetit lindor të Avdijivkës, me qëllim të ripërtëritjes së sulmeve në zonën e luftës.

Në raportin e tij të përditshëm të 2 nëntorit, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha se në 24 orët e mëparshme, sulmet me raketa, ato ajrore dhe me artileri nga Rusia kishin në shënjestër pozicionet e trupave ukrainase, si dhe “zonat e banuara”.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm, ushtria ukrainase ka zmbrapsur gjithashtu sulmet e forcave ruse në zonat përreth Kupjanskut, Bahmutit, Marinskës dhe Shaktarskut.

Në një raport, Instituti për Studime të Lutës, me seli në Shtetet e Bashkuara, tha se imazhet satelitore treguan se Rusia kishte humbur dhjetëra automjete në fillim të këtij muaji në sulmet në rajon, duke treguar se nuk kishte mësuar nga “ofensivat e dështuara” të mëparshme në Ukrainë.

Lexo më shumë  Zelensky ngre alarmin: Rusia “fitoi” në Gjeorgji dhe është në rrugë për të bërë të njëjtën gjë në Moldavi

Ky institut tha se Moska “ka gjasa” se po përgatitet për një valë tjetër sulmesh tokësore të drejtuara nga këmbësoria shumë, ndaj pozicioneve ukrainase në zonën e Avdijivkës.

“Situata aktuale afër Avdijikës është një mikrokozm i dështimit më të gjerë të Shtabit të Përgjithshëm rus për të përvetësuar dhe shpërndarë mësimet e nxjerra nga forcat ruse gjatë përpjekjeve të mëparshme të dështuara sulmuese në Ukrainë në grupime të tjera të forcave”, tha ky institut.

Më 28 tetor, inteligjenca ushtarake britanike deklaroi se Rusia pësoi humbjet pothuajse më të larta në vitin 2023 gjatë ofensivës në Avdijivka.

Komentet e Institutit për Studime të Luftës vijnë pasi gjenerali Valeriy Zaluzhniy, komandanti i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, shkroi në një artikull të botuar më 1 nëntor, ku tha se lufta po hynte në një fazë të re që përfshin luftën pozicionale dhe luftimet rraskapitëse.

Lexo më shumë  SHBA-ja sanksionon firmat serbe dhe malazeze për shkak të mbështetjes të luftës së Rusisë

“Si në Luftën e Parë Botërore, ne kemi arritur nivelin e teknologjisë që na fut në një ngërç”, tha Zaluzhniy në komentet e publikuara nga The Economist.

Sipas gjeneralit, do të duhej një hap i madh teknologjik për të tejkaluar ngërçin dhe ka pak gjasa që të ndodhë një gjë e tillë.

“Fakti i thjeshtë është se ne shohim gjithçka që armiku po bën, dhe ata shohin gjithçka që ne po bëjmë”, tha ai.

“Që të dalim nga ky ngërç, ne kemi nevojë për diçka të re”.

Rruga Press

YouTube player