Lajme

Zëdhënësi i Qeverisë demanton mediat, që publikuan mbrëmë draft statutin e Asociacionit: Absolutisht nuk përkon me propozimin Evropiano-Amerikan

Zëdhenësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu ka demantuar lajmin që ka qarkulluar mbrëmë, duke u shitur si ekskluzivitet të cilin e publikoi portali paparaci dhe më pastaj doli edhe në disa media, ku më pastaj qarkulloi edhe nëpër media tjera.

Kryeziu tha se “dokumenti që është publikuar dhe që ka qarkulluar mbrëmë në disa portale dhe televizione si “draft-statut i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe” absolutisht nuk përkon me propozimin Evropiano-Amerikan që i është dorëzuar kryeministrit Kurti në takimin e 21 tetorit si plan për ecjen përpara”, ka shkruar Kryeziu në facebook.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Postimi i plotë:

“Demantim

Dokumenti që është publikuar dhe që ka qarkulluar mbrëmë në disa portale dhe televizione si “draft-statut i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe” absolutisht nuk përkon me propozimin Evropiano-Amerikan që i është dorëzuar kryeministrit Kurti në takimin e 21 tetorit si plan për ecjen përpara.

Falënderojmë ato medie të cilat para publikimit apo shpërndarjes së këtij lajmi kanë kontaktuar Zyren e Kryeministrit për konfirmim dhe verifikim të raportimit, duke shmangur kështu keqinformimin e mëtejmë të publikut.”.

Lexo më shumë  Kryeministri australian pranon me krenari rrënjët arbëreshe: Kam lidhje me Shqipërinë

Rruga Press

YouTube player