Lajme

Azemi: Shumica e qytetarëve serbë në veri i kanë marr targat RKS

Ish-zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, Emir Azemi, është shprehur se në kohën kur kanë ndodhur barrikadat, kriza e dokumenteve, targave, ka qenë një kohë krejt tjetër.

Sipas tij, tani flitet për një kohë kur gjërat kanë evoluar.

”Gjithë këta muaj ditë e javë, mund të them se e kanë ndërruar qasjen e përgjithshme qoftë politike të sigurisë edhe perceptimin e njerëzve në veri”, tha Azemi.

Lexo më shumë  Qytetarë të shumtë në sheshin “Skënderbeu” në pritje të verdiktit të Hagës

Azemi tha gjithashtu se zhvillimet që kanë ndodhur në veri, kanë kontribuar në atë që qytetarët e kanë kriju një bindje që tani e tutje do të funksionoj sistemi i Republikës së Kosovës.

“Është zbehë ai kundërshtimi radikal që ka qenë karshi Prishtinës dhe gjërat kanë evoluar dhe vetëm fakti që kërkesa po vjen nga poshtë- lart e vërteton këtë që po e them unë. Ndërsa numri i këtyre njerëzve që kanë mbet në këto tabela është tepër i vogël se vërehen edhe me sy në qytet”, u shpreh Azemi.

Lexo më shumë  Skandali në tenderin e KQZ: Sekretarja ndërhyri në sistem për favorizuar kompaninë e vëllait të ministrit Ferit Hoxha
YouTube player

Rruga Press

YouTube player