Ministria e Mbrojtjes do të ketë 20 milionë euro më shumë buxhet krahasuar me vitin paraprak
Qeveria ka miratuar buxhetin për vitin e ardhshëm në vlerë 3 miliardë euro 314 milionë euro.
Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri, Albin Kurti tha se me këtë projekt-buxhet rëndësi të veçantë i kanë kushtuar mbrojtjes së sigurisë.
Ai theksoi se buxheti për Ministrinë e Punëve të Brendshme do të tejkalojë 216 milionë euro, ndërkaq Ministrisë së Mbrojtjes do të ketë buxhet prej mbi 153 milionë euro.
Vitin e kaluar, qeveria kishte ndarë buxhet në vlerë 123 milionë euro për Ministrinë e Mbrojtjes. Me projektligjin e ri, parashihet që rritja e buxhetit për ushtrinë të jetë 20 milionë euro krahasuar me buxhetin e vitit paraprak.
Projektbuxheti i miratuar nga kabineti qeveritar do të procedohet për miratim në Kuvendin e Kosovës.
Kryeministri Albin Kurti tha se ky buxhet do të fokusohet në rritje të sektorëve prioritar dhe në zbatim të programit qeverisës.
Rruga Press