Lajme

Investimet e huaja kanë ulur cilësinë e punësimit gjatë periudhës 2016-2021

Investimet e huaja direkte janë punëdhënës të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor dhe gjithashtu luajnë rol kyç në zhvillimin e aftësive.

Një analizë për zhvillimet në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor që u krye me porosi të Bankës Botërore zbuloi se gati dy të tretat e vendeve të punës nga investitorët e huaj në Rajon janë për arsimin e mesëm.

Në Shqipëri vihet re se cilësia e punës që ofrojnë investitorët e huaj ka pësuar rënie gjatë gjysmës së dytë të dekadës së fundit. Nga totali i të punësuarve nga kompanitë e huaja, vetëm 18 % ishin më arsim të lartë gjatë 2016-2021, teksa kjo kategori zinte 22 për qind gjatë 2010-2015.

Gjatë viteve të fundit është rritur pesha e të punësuarve me arsim të mesëm, teksa ka pësuar rënie edhe kategoria me arsim të ulët.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

Nga vendet e Rajonit konkretisht, në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë, aftësitë e vendeve të punës të ofruara nga IHD-të u përmirësuan në gjysmën e dytë të periudhës së analizuar (2016-2021), krahasuar me gjysmën e parë (2010-2015).

Kjo dëshmohet nga një rritje e përqindjes së vendeve të punës me aftësi të larta dhe një rënie në përqindjen e vendeve të punës me aftësi të ulëta. Megjithatë, e kundërta ndodhi me Shqipërinë, Malin e Zi ku u shënua rënie, ndërsa në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi nuk pati ndryshime.

Shumica e vendeve të punës nga investimet e huaja në të gjithë Rajonin nuk ishin në kryeqytete. Kosova kishte përqindjen më të lartë të vendeve të punës nga IHD-të në kryeqytetin e saj, me 41% të punësimit, e pasuar nga Maqedonia e Veriut me 39% dhe Shqipëria me 36%.

Lexo më shumë  Konjufca: Dhuna ndaj grave nuk luftohet vetëm me institucione

Investimet e huaja kanë qenë një shtyllë kryesore e modelit ekonomik në të cilin futën ekonomitë e Ballkanit Perëndimor vazhdën e tranzicionit nga regjimet post komunist.

Në të gjithë Rajonin investimet e huaja kanë punësuar rreth 180 mijë persona gjatë dekadës së fundit dhe përbëjnë 19% të rritjes totale të punësimit në rajon gjatë kësaj kohe. Për çdo 5 vende pune që u hapen në rajon gjatë dekadës së fundit një ishte krijuar nga investimet e huaja.

Shumica e punësimit të lidhur me IHD-të në rajon ishte në sektorin e prodhimit (53%), i ndjekur nga ndërtimi (23%) dhe tregtia me pakicë (12%).

Përbërja e aftësive të punësimi nga IHD-të ishte më e ulët se, aftësive që ofrohen nga tregu i brendshëm./ Monitor

Rruga Press

YouTube player