Lajme

Drejtori i Policisë: Çanta me bukën e Afrim Bunjakut u mor nga njerëzit e Radojçiqit

Detaje të reja vazhdojnë të dalin në pah edhe pse kanë kaluar më shumë se një muaj që nga sulmi terrorist që u regjistrua në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit.

Ishin orët e para të datës 24 shtator kur, një njësi policore e cila ishte në patrullim në fshatin Zveçan njoftoi se dy kamionë ishin vendosur në urën që të qon drejtë brendësisë së fshatit Banjskë në të cilin gjenden dhjetëra shtëpi.

Rreshteri policor Afrim Bunjaku së bashku me dy policë e kolegë të tij i ishin përgjigjur rastit, me ç’rast deri sa ishte afruar te kamionët e vendosur për të parë se çfarë po ndodhte një granatë kundër këmbësorisë me telekomandë kishte shpërthyer.

Rreshteri Bunjaku ishte tërhequr nga kolegët e tij ndërsa Drejtori i Policisë Gazmend Hoxha në një intervistë në Kallxo Pernime tregoi momente kur një helmet e një polici e madje edhe një çantë me bukën të cilën e kishte me vete rreshteri ishin gjetur brenda Manastirit të Banjskës.

Lexo më shumë  Drejtoresha që e lidh bandën e Suel Çelës drejtpërdrejt me Ramën

“Policët tanë, kur është vra rreshteri jonë, një çantë e rreshterit një helmet fatkeqësisht edhe ushqimin që e kanë pas atje kanë arrit me hjek prej atje, ne e kemi gjet një nga helmetën e policit tonë që është plagosur brenda manastirit”- tha drejtori Hoxha gjatë intervistës.

Për helmetën e Policisë, këta të fundit kishin treguar edhe më parë me anë të një komunikate me shkrim të publikuar për media.

Rreshteri Afrim Bunjaku ishte vrarë në sulmin e 24 shtatorit në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa dy kolegët e tij njëri ishte plagosur e tjetri ishte lënduar.

Pas informatave për shpërthimin, e të shtënat me armë e me mjete tjera ndaj policëve, njësi të tjera reaguese ishin nisur drejtë Banjskës pas mesnatë më 24 shtator.

Lexo më shumë  Në Kosovë promovohet pulla postare kundër dhunës gjinore “Sot dhe çdo ditë tjetër”

Pamje të ndryshme të publikuara nga Policia e Kosovës, tregojnë momente të kapura nga kamerat e vendosura në autoblindat e këtij institucioni deri sa grupi terrorist gjuante me armë të ndryshme drejt tyre.

Pamjet e luftimeve mes grupit terrorist dhe policisë ishin publikuar më 1 tetor ndërsa ora tregonte 4 e tutje të mëngjesit.

Në pamje shihej edhe vetura që ishte sulmuar fillimisht e policisë.

Deri më tani, përgjegjësinë për grupin dhe sulmin e po ashtu edhe logjistikën e ka marrë ish- nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radojçiq.

Ai nuk e bëri këtë në mënyrë publike dhe vet por me anë të një letre që e lexoi avokati i tij. Madje në po të njëjtën letër ai tha se jep dorëheqje nga pozita e tij në Listën Serbe.

Rruga Press

YouTube player