Nata më e përgjakshme në Gaza që nga fillimi i luftës
Korrespondentët e Al Jazeera në Rripin e Gazës janë në gjendje të ofrojnë përditësime sporadike nëpërmjet satelitit, por komunikimi i drejtpërdrejtë shpesh pengohet për shkak të ndërprerjes pothuajse totale të komunikimit në enklavën e bombarduar.
Palestinezët kanë pësuar atë që përshkruhet si nata më e vështirë dhe më e përgjakshme që nga fillimi i kësaj lufte.
Gjithçka filloi të premten kur zëdhënësi ushtarak izraelit shpërndau një hartë ku pohonte se Spitali al-Shifa ishte selia e udhëheqjes së Hamasit. Hamasi e mohoi këtë, por një orë më vonë, Gaza përjetoi një ndërprerje të plotë dhe ra në terr.
Rreth orës 19:00 me orën lokale, ndodhi një sulm i madh nga deti dhe toka, i përqendruar në pjesën veriore të Rripit të Gazës, në afërsi të spitalit al-Shifa.
Kemi dëgjuar raporte se qindra njerëz janë vrarë në ato zona dhe shërbimet e urgjencës nuk mundën të shkonin në kohë për të ndihmuar.
Familjet në jug të Gazës gjithashtu nuk kanë mundur të kontaktojnë me të afërmit e tyre që kanë qëndruar në veri. /Al Jazeera/
Rruga Press