Lajme

Von der Leyen të hënën në Kosovë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të hënën do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.

Ajo do të qëndrojë në Kosovës në kuadër të një vizite katërditore në rajon, ku do të vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën.

Vizita e saj e planifikuar në rajon është publikuar në kalendarin e ngjarjeve në faqen e Komisionit Evropian.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Sipas këtij kalendari ajo në Prishtinë do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Gjatë vizitës së saj raportohet se ajo do të flasë me liderët e rajonit për procesin e zgjerimit të BE-së.

Rruga Press

YouTube player