KryesoreLajme

Kasami: Ose të ndërrohet himni i Maqedonisë, ose në komunat me shumicë shqiptare të intonohet edhe himni shqiptar

Kryetari i Lëvizjes Besa, njëherë edhe kryetar i komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot sërish komentoi idenë e kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski që çdo javë në shkolla fillore të intonohet himni kombëtar i Maqedonisë së Veriut.

Kasami thotë e në këtë rast, ose himni duhet të ndryshohet, që të ketë karakter multietnik, ose duhet që në vendbanimet me shumicë shqiptare, të intonohet edhe himni i Shqipërisë.

“Himni i shtetit nuk reflekton realitetin multietnik të shtetit dhe shoqërisë në Maqedoni të Veriut, për derisa është ky realitet atëherë ne kërkojmë, këtë qëndrim e kam dhënë si kryetar i komunës së Tetovës, nuk është që është koordinuar me partitë tjera, atëherë kjo nënkupton që ose duhet të ndërrohet himni i shtetit dhe të respektojë diversitetin kulturor dhe etnik, ose nëse bihet vendim që kështu si është të intonohet, atëherë duhet të respektohet përkatësia multietnike e shtetit dhe e shoqërisë dhe në vendet, komunat apo lokalitetet me shumicë shqiptare, si komuniteti i dytë shumicë, duhet të intonohet edhe himni shqiptar”, tha Kasami.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Kasami poashtu sot akuzoi ministrin e Jashtëm Bujar Osmani, si kryetar i OSBE-së, ka keqpërdorur pozitën e tij për të ndikuar te vëzhguesit e zgjedhjeve të vitit të ardhshëm

“Për ne, mbajtja e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe demokratike është prioritet. Kemi marrë informacione se Bujar Osmani dëshiron të abuzojë me presidencën e OSBE-së për të ndikuar në vendimin për numrin e vëzhguesve në procesin zgjedhor. Ne e dimë se çfarë janë të aftë për të ruajtur pasurinë, prandaj opozita e bashkuar shqiptare ka legjitimitet të kërkojë përfaqësim adekuat në KSHZ. Ai ka paraqitur një iniciativë konkrete për plotësimin e pozitës tonë në KSHZ dhe kërkojmë nga BDI dhe LSDM që të mos e vonojnë.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Ne besojmë se është krejtësisht irracionale të bëhen shpenzime të dyfishta, por duam të dëgjojmë argumentet e LSDM-së dhe BDI-së me të cilat do të mbrojnë qëndrimin për zgjedhje të ndara”, tha Kasami.

Rruga Press

YouTube player