Lajme

MASHTI ndanë 3 milionë euro për studentët, shpallet konkursi për bursa

Ministra e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka shpallur konkurs për pesë skema të bursave universitare, si dhe ka ndarë 3 milionë euro mbështetje financiare për studentë kosovare që studiojnë në vitin akademik 2023-2024. Lajmin e ka konfirmuar ministrja Arbërie Nagavci në rrjetin social Facebook.

“Kemi shpallur konkursin për 5 skema të bursave të ndryshme për studentët të universiteteve publike: 1 mijë bursa për 1 mijë vajza dhe gra që janë regjistruar për herë të parë në programet e studimit STEM dhe studentet të cilat kanë përfunduar vitin e parë dhe të dytë të studimeve: Nga 1 mijë euro për studentët me aftësi të kufizuar në nivelin Bachelor dhe Master: Nga 1 mijë euro për studentët e nivelit bachelor dhe master me notë mesatare 9: 100 bursa nga 1 mijë euro për studentët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian të nivelit Bachelor”, tha ministrja Nagavci.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Ndërsa në skemën e pestë, ajo përmendi 20 bursa me nga 7 mijë euro për studentët e nivelit master që studiojnë në top 150 universitetet më të mira në botë.

Rruga Press

YouTube player