KryesoreLajme

Kurti: Unë ofrova nënshkrimin, Serbia refuzoi të nënshkruajë propozimin dhe draftin e 21 tetorit

Kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në platformën X, ka thënë se Vuçiqi nuk ka pasur gatishmëri për të nënshkruar propozimin e pranuar më 21 tetor.

“Sot u takova me Presidentin Macron, Kryeministren Meloni, Kancelarin Scholz, Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Borrell dhe përfaqësuesin Special për Dialog Lajçak”, ka shkruar Kurti.

“I falënderova secilin për përpjekjet e tyre. Kosova ka miratuar Marrëveshjen Bazë dhe Aneksin e saj, që është një vepër për Kosovën dhe BE-në. Theksova se pas sulmeve terroriste të 24 shtatorit, rëndësia e sigurisë së Kosovës është parësore, siç është edhe mbajtja e Serbisë përgjegjëse”, deklaroi ai.

Lexo më shumë  Zhupa: Kalaja e Krujës peng i papërgjegjshmërisë së Gonxhes. 7 vite pas tërmetit ende e dëmtuar

Kryeministri Kurti, tha se vetëm nënshkrimi i marrëveshjeve me vendin fqinj, garanton zbatimin e tyre.

“Kosova ka pranuar dhe miratuar Marrëveshjen Themelore dhe unë ofrova ta nënshkruaj sot këtë herë së bashku me propozimin e BE-së të 21 tetorit. Pavarësisht ofertës sime, Serbia refuzoi të nënshkruajë marrëveshjen dhe draftin e 21 tetorit. Përkundrazi, ajo kërkoi një letër anësore që do të anulonte 3 parime të Marrëveshjes Themelore, Aneksin dhe propozimin e 21 tetorit. Pranimi do të thotë nënshkrim, dhe nënshkrimi garanton pranimin dhe zbatimin”, ka shkruar Kurti.

Lexo më shumë  Bizneset në Shqipëri raportojnë rënie të gjendjes financiare dhe ulje të shfrytëzimit të kapaciteteve

Më 21 tetor, pesë emisarët perëndimorë, sollën draftin në Kosovë e Serbi.

Rruga Press

YouTube player