“Peng” diplomat, studentët e Mjekësisë vijojnë protestën
Studentët e vitit të parë të Fakultetit të Mjekësisë, kanë dalë në protestë edhe ditën e sotme që në orët e para të mëngjesit, te Godina e Kuqe (Fakulteti i Mjekësisë).
Studentët e Mjekësisë kundërshtojnë planin e qeverisë për të vendosur një tarifë prej 5 mijë eurosh për ata që duan të largohen nga Shqipëria në përfundim të Universitetit.
Studentët e quajnë të padrejtë këtë tarifë dhe për këtë arsye që prej nisjes së vitit akademik, ata kanë bojkotuar universitetin dhe kanë vijuar me protesta.
Rruga Press