Hamasi i armatosur me kallashnikov jugosllav?
Anëtari i Hamasit, i cili u dorëzoi dy shtetas izraelitë punëtorëve të Kryqit të Kuq të martën, ka shumë të ngjarë të jetë i armatosur me versionin jugosllav të kallashnikovit, M70.
Përveç Jugosllavisë, gjatë shekullit të kaluar, Kina, Rumania, Hungaria dhe për një kohë të shkurtër Danimarka prodhuan versionet e tyre të kallashnikovëve. Kallashnikovi jugosllav me markën M70 dallohej nga të tjerët për nga forma. Pjesa e sipërme është e prerë në mënyrë të pjerrët e tytës së pushkës, ka tre vrima për ftohjen e tytës dhe pjesa mbrapa është e palosshme, shkruan “Jutarnji”.
Sipas fotos, pushka e mbajtur nga anëtari i Hamasit përputhet vizualisht me karakteristikat e M70 – ajo ka pjesën e palosshme, tre vrima për ftohjen e tytës dhe është e veshur me dru me ngjyrë të çelur. Në foto nuk duket shumë mirë pamja dhe fundi i armës. Ajo që është pak konfuze është gjatësia e armës, e cila në foto duket shumë më e gjatë se M70. Por mund të jetë iluzion optik dhe nga këndi që të jep përshtypjen se tyta është më e gjatë se sa është në të vërtetë.
Kallashnikovi M70 në Kragujevc është prodhuar në disa versione dhe është arma e preferuar e terroristëve në mbarë botën. Dy M70-a u përdorën nga terroristët në sulmin e Parisit të vitit 2015. Më pas, Milojko Brzakoviq, drejtor i fabrikës “Zastava Orzhe” nga Kragujevaci, konfirmoi se dy armët e gjetura në Paris ishin prodhuar në Kragujevc gjatë ish-Jugosllavisë.
Gjatë hetimeve të atij akti terrorist, u konstatua se terroristët i kishin blerë pushkët nga një shtetas arab në Gjermani. Kallashnikovi M70 është përdorur edhe nga një anëtar i Shtetit Islamik në vitin 2020 gjatë një sulmi terrorist në Vjenë, gjatë të cilit ai vrau katër persona dhe plagosi 20 civilë.
M70-a ishte produkt i madh eksportues i Jugosllavisë dhe njihej si versioni më i mirë i kallashnikovit origjinal. Mijëra M70 u prodhuan për Irakun, Libinë, Lindjen e Mesme dhe Afrikën.
Rruga Press