Bota

OKB: Më shumë se 30 përqind e spitaleve të Gazës janë mbyllur

Më shumë se një e treta e spitaleve në Gaza, 12 nga 35 sosh, dhe gati dy të tretat e klinikave të kujdesit shëndetësor, 46 nga 72 gjithsej, janë mbyllur për shkak të dëmeve si pasojë e sulmeve ose mungesës së karburantit, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Të martën, Ministria e Shëndetësisë e Gazës, ka paralajmëruar se gjeneratorët spitalorë pritet të ndalojnë së funksionuari brenda 48 orëve të ardhshme për shkak të mungesës së karburantit, shkruan Al Jazeera.

Lexo më shumë  BE-ja ndihmon Ukrainën me 18.1 miliardë euro – para nga fitimet e aseteve të ngrira ruse

Fushata e bombardimeve të Izraelit ka shkatërruar lagje të tëra dhe kushtet në spitalet dhe qendrat e kujdesit shëndetësor janë në gjendje kritike.

Izraeli ka lejuar ujin, ushqimin dhe ilaçet të kalojnë nga Egjipti në Gazë, por jo edhe karburantin, i cili është jetik për funksionimin e qendrave të kujdesit shëndetësor./Al Jazeera

Rruga Press

YouTube player