KryesoreLajme

Sveçla: Grupe të tjera po trajnohen në Serbi për ta sulmuar Kosovën, pjesë e tyre Veselinoviqi

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se posedon informata inteligjente se grupe të tjera janë duke u trajnuar në Serbi për sulme të mundshme ndaj Republikës së Kosovës.

I ftuar në “60 Minuta” të KTV-së, një muaj pas vrasjes së rreshterit Afrim Bunjaku në sulmin në Banjskë, Sveçla ka thënë se pjesë e këtyre sulmeve që pritet të ndodhin përveç Milan Radoiçiqit, do të marrë pjesë edhe Zvonko Veselinoviq.

Lexo më shumë  Kamberi: Stërvitjet e ushtrisë serbe e cenojnë ndjenjën e sigurisë te shqiptarët në Luginë

Ai ka njoftuar se këto grupe po trajnohen nëpër bazat e ushtrisë përreth kufirit me Kosovën.

“Kemi informata inteligjente se grupe të tjerra janë duke u trajnuar, se jo vetëm Radoiçiqi por edhe Veselinoviq do të jenë pjesë e sulmeve të ardhshme nëse ne do t’i lejojmë të ndodhin ato, me të vetmin qëllim që të shkaktojnë një situatë të re në terren ku pozicioni i Serbisë do të përmirësohej në raport me qëllimin e tyre për ta shkatërruar Kosovën”, ka thënë Sveçla.

Lexo më shumë  5 mijë kërkesa për azil në 2025, por ikjet me leje pune janë 4 herë më të larta në Shqipëri

Rruga Press

YouTube player