Lajme

BB: Shqipëria me financimet më të ulëta për bujqësinë në rajon dhe BE

Shqipëria financoi mesatarisht më 0.19% të PBB sektorin bujqësor gjatë viteve 2020-2021. Sipas një krahasimi të Bankës Botërore, ky është niveli më i ulët në Rajon dhe në BE

Në të njëjtën periudhë, vendet e BE-së financuan bujqësinë me 0.35% të PBB-së, ndërsa tre vende të Rajonit, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Kosova kishin norma më të larta financimi në raport të PBB-në të bujqësisë së BE.

Vetëm Shqipëria spikat si një vend në rajon me nivel të ulët të mbështetjes bujqësore për bujqësinë, e cila në të njëjtën kohë është sektori me peshën më të madhe në PBB-së me rreth 19% të saj.

Përveç financimeve të brendshme nga buxhetet kombëtarë, bujqësia ishte duke përfituar financime të konsiderueshme nga programi IPARD i Bashkimi Europian një instrument për vendet në proces anëtarësimi në BE. 

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Në të gjithë rajonin, fondet e IPARD shënuan rritje të disbursimeve pas pandemisë. Sipas grafikut bashkëngjitur, Shqipëria do të përfitonte nga viti 2023 deri më 2027 rreth 94 milionë euro (shiko grafikun e mëposhtëm).

Shqipëria dhe Serbia ishin përfituesit më të mëdhenj nga programi IPARD, por një proces hetimi nga zyra e hetimit për rregullisë e procesit (OLAF) ka bllokuar fondet për Shqipërinë për një kohë të pacaktuar.

Fondet e paketa në dispozicion nuk po mundësojnë investime në mbrojtjen e bujqësisë nga ndryshimet klimatike dhe as nuk mund të nxisin novacionin në këtë fushë për të rritur rendimentin që në shumë kultura është shumë më i ulët se në BE.

Mungesa e investimeve në novacionin bujqësor po konsiderohet si pengesë për shfrytëzimin e financimeve private dhe është një mundësi e humbur për adresimin e shqetësimeve mjedisore dhe ndryshimeve klimatike në bujqësi. 

Një vlerësim i fundit nga Banka Botërore tregon se mbyllja e hendekut me 25% për investimet në kërkim dhe zhvillimin në Rajon mund të rrisin produktivitetin bujqësor me 15% në Shqipëri, 25% në BiH, 16% në Maqedoninë e Veriut dhe 6% në Serbi.

Lexo më shumë  SPAK ‘zbërtheu’ bandën e Suel Çelës! Arrestohen Xhino dhe Marsel Roka, dy vëllezërit e drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit

Banka Botërore sugjeron se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve kërkimore, organizatave bujqësore, sektorit privat dhe politikëbërësit do të ndihmonin për të kapërcyer boshllëqet ekzistuese të njohurive.

Shumica e shpenzimeve publike që jepen për bujqësinë në Ballkan përdoren për pagesa të drejtpërdrejta.

Në vende të tilla si Bosnjë-Hercegovinë, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, pesha e pagesave direkte për fermat arrin në 70-80% të  buxheteve të bujqësisë, shumica e të cilave është e lidhur me prodhimi blegtoral ose përdorimi e inputeve.

Vetëm në Shqipëri, më shumë se 70% e buxhetit bujqësor shkon për shpenzime operative të aparatit burokratik dhe vetëm një pjesë e vogël për mbështetje direkte te fermerët./B.Hoxha /MONITOR

Rruga Press

YouTube player