Bota

Italia kërkon certifikatën e vaksinimit për një sërë aktivitetesh

Italia, nga 6 gushti, do të kërkojë certifikatën e vaksinimit kundër coronavirusit për të kryer një sërë aktivitetesh.

Të gjithë personat e moshës 12 vjeç e lart, që kanë marrë së paku një dozë të vaksinës, do të mund të hynë në disa vende, përfshirë ambientet e brendshme të restoranteve, kinematë dhe palestrat.

Megjithatë, pas mosmarrëveshjeve brenda koalicionit qeveritar, certifikata nuk do të jetë e nevojshme për transport.

Lexo më shumë  Polonia pritet të nënshkruajë marrëveshje të sigurisë me Ukrainën para samitit të NATO-s

Rastet me coronavirus janë sërish në rritje në Itali.

Ato janë dyfishuar gjatë javës së kaluar, ndërsa mbi 5,000 janë raportuar vetëm të enjten.

Rreth gjysma e italianëve janë tani për tani plotësisht të vaksinuar.

Që nga fillimi i pandemisë, në mars të vitit të kaluar, Italia ka konfirmuar mbi 4.3 milionë raste me coronavirus dhe afro 128,000 viktima.

Lexo më shumë  Koreja e Veriut ndalon veshjen e një fustani të bardhë nusërie

Edhe disa vende të tjera në Evropë, përfshirë Francën këtë javë, kanë vendosur të kërkojnë certifikatën e vaksinimit për qasje në vende të caktuara publike.

Numri i të infektuarve është në rritje gjetkë, si pasojë e variantit më ngjitës të coronavirusit, Delta.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se ky variant do të bëhet dominues brenda muajsh.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *