Bekim Qoku, Këshilltari i Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, takon në Gostivar kreun e Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari
Bekim Qoku, Këshilltari i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, takon në Gostivar kreun e Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari. Në takim është biseduar rreth zhvillieve më të reja politike në Maqedoninë e Veriut.
Të kujtojmë, një ditë më parë, kreu i ASH-së, në një intervistë të dhënë gazetës maqedonase “Fokus” kishte qenë shumë i ashpër me partnerit e koalicionit, partinë e Ali Ahmetit, duke thënë se BDI është “kancer i shoqërisë” dhe se “ato kanë zënë metastaza në të gjitha institucionet, se i gjithë vendi është nën okupimin e njerëzve të BDI-së.” Ai shtoi gjithashtu se “BDi nuk është më pamposhme”.
Rruga Press