Bota

Ushtria ukrainase: Më shumë se 1/3 e territorit të Ukrainës e mbushur me objekte shpërthyese

Më shumë se një e treta e territorit të Ukrainës është e kontaminuar me mina dhe objekte shpërthyese për shkak të luftës me Rusinë, thuhej në llogarinë zyrtare të Telegramit të shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Në postimin e shtabit thuhej se specialistët kanë nisur punën dhe janë kontrolluar e pastruar disa zona qysh nga fillimi i luftës.

Lexo më shumë  Gjermania akuzon Rusinë për dezinformimin dhe sulmin kibernetik të vitit 2024

“Gjatë javës së kaluar, specialistët e komandës së forcave mbështetëse të Forcave të Armatosura të Ukrainës ekzaminuan dhe pastruan më shumë se 260 hektarë tokë bujqësore dhe territore të tjera nga objektet shpërthyese, ku u larguan dhe u neutralizuan 3,530 objekte shpërthyese”, njoftoi shtabi.

Tutje jepen shifrat totale të pastrimit të tokave nga objektet shpërthyese.

“Në total, që nga fillimi i agresionit të armatosur të Federatës Ruse kundër Ukrainës, grupet e çminimit të njësive kanë pastruar më shumë se 11,285 mijë hektarë tokë bujqësore nga objektet shpërthyese, të neutralizuara 135.792 objekte shpërthyese”.

Lexo më shumë  Dronët ukrainas bombarduan rafinerinë ruse të naftës në Yaroslavl

Rruga Press

YouTube player