Lajme

Kurti diplomatëve perëndimorë: Prioritet dhe urgjencë është siguria e Kosovës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë takimit të sotëm me diplomatët perëndimor, u ka theksuar atyre se prioritet kryesor dhe çështje urgjente për Kosovën është siguria e shtetit, pas sulmit terrorist më 24 shtatorit në Banjskë.

Gjithashtu, Kurti ka falenderuar pesëshen evropiane për planin e tyre të ri për ecjen përpara, teksa ka theksuar që diskutimet duhet të vazhdojnë intensivisht.

“Kryeministri i falenderoi për vizitën e përbashkët. Ai theksoi që prioritet kryesor dhe çështje urgjente për Republikën e Kosovës është siguria e shtetit dhe e qytetarëve, e kufijve dhe e territorit. Pas sulmit terrorist dhe kriminal të 24 shtatorit të kryer nga grupe paramilitare me sponsorim dhe pjesëmarrje të Serbisë, ndëshkimi është vendimtar për mospërsëritje. Në takim u bisedua për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht zbatimin e Marrëveshjes Bazike (Bruksel, 27 shkurt) dhe Aneksit të Implementimit të tij (Ohër, 18 mars). Kryeministri theksoi që është i nevojshëm reflektimi cilësor dhe një qasje e re. Të pesë emisarët ofruan planin e tyre të ri për ecjen përpara, për çfarë Kryeministri shprehu falenderimet dhe vlerësimet e tij. Diskutimet duhet të vazhdojnë intensivisht”, thuhet në komunikatë.

Lexo më shumë  Muja i përgjigjet Bajramit: Nën autoritetin e saj janë nënshkruar 15 tenderë njëburimor, u avulluan edhe 529 mijë euro

Pesëshja diplomatike nga BE dhe ShBA, ka ardhur në Kosovë me një plan për dialogun, të cilin e kanë diskutuar edhe me kryeministrin, Albin Kurti. Këtë e ka bërë të ditur, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirsolav Lajçak, në një deklarim për media pas takimit të shtunën në Prishtinë.

Po ashtu, Lajçaku ka deklaruar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të themelohet sa më shpejt.

Lexo më shumë  Kurti: Arianit Besiri në moshën njëvjeçare u detyrua të largohet nga Kosova, sot është kryetar i komunës Morbach në Gjermani

Lajçaku, i shoqëruar nga i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe këshilltarët e lartë të liderëve të Gjermanisë, Francës, Italisë, më 21 tetor nisin vizitat në Kosovë dhe Serbi, me qëllim kryesor – ringjalljen e dialogut mes dy vendeve.

Rruga Press

YouTube player