Lajme

Diplomatët perëndimorë sot në Kosovë

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mioslav Lajçak, i shoqëruar nga i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe këshilltarët e lartë të liderëve të Gjermanisë, Francës, Italisë, do të jenë në Kosovë të shtunën.

Diplomatët do të priten në zyrën e Kryeministrit në orën 10:00, e më pas ata do të vazhdojnë në Serbi.

Siç kanë thënë ata, qëllimi i vizitës është që të arrihet progres konkret në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe depërshkallëzimin pas zhvillimeve të fundit.

Lexo më shumë  FSK realizon kursin “Combat Life Saver”

Në takim marrin pjesë Emanuel Bonne, këshilltar për siguri dhe politikë të jashtme i presidentit të Francës, ai i kancelarit gjerman, Jens Plotner, dhe i kryeministrit të Italisë Francesco Talo.

Takimi i fundit mes Kurtit dhe Vuçiqit është mbajtur më 14 shtator të këtij viti, ku palët kishin dështuar të pajtoheshin për një plan për sekuencimin e zbatimit të marrëveshjes, gjë për të cilën BE-ja e kishte lënë fajtore palën kosovare.

Ndërkohë, BE-ja po vazhdon t’i mbajë në fuqi masat ndëshkuese ndaj Kosovës dhe është duke shqyrtuar vendosjen e masave ndaj Serbisë, nëse dëshmohet lidhja e saj me sulmet e fundit në Banjskë në veri të Kosovës, më 24 shtator, ku u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku. Në përleshjet që pasuan mes grupit të armatosur dhe Policisë së Kosovës, u vranë edhe tre sulmues.

Lexo më shumë  DW: Viti i parë i Donald Trump në detyrë është karakterizuar nga shkurtime buxhetore, polemika e kufizime nga Kongresi

Kosova e ka akuzuar Serbinë se se ka tentuar ta “aneksojë tërë veriun e Kosovës” gjatë sulmit në Banjskë, përgjegjësinë për të cilin e mori Millan Radoiçiq, nënkryetar i deriatëhershëm i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, ndërsa Serbia i mohoi akuzat.

Rruga Press

YouTube player