Murati: Marrëveshjet ndërkombëtare që janë nënshkruar, nuk u janë bllokuar fondet
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati i ka ftuar sërish opozitën që t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare.
Murati ka shkruar se nuk është e vërtetë që për shkak të masave të vendosura nga BE-ja, fondet e këtyre marrëveshjeve janë bllokuar.
“Gjatë dy javëve të fundit kam pasur takime me pothuajse të gjithë partnerët e donatorët zhvillimorë, dhe njëra ndër çështjet e ngritura në këto takime ishte pikërisht edhe ky pretendim i opozitës. Ajo çfarë mund të them është se në të gjitha këto takime më është konfirmuar nga partnerët ndërkombëtarë se marrëveshjet që tashmë janë të nënshkruara dhe presin për ratifikim, nuk kanë asnjë pengesë apo bllokim fondesh”, ka shkruar Murati.
Rruga Press