KryesoreLajme

Osmani para Këshillit të Sigurimit kërkon drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për dhunimet seksuale gjatë luftës.

Ajo ka thënë se dhunuesit vazhdojnë të jenë në liri pa u ndëshkuar, ndërkohë përmendi se dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë u përdor si “taktikë brutale nga regjimi i Millosheviqit për demoralizim, spastrim etnik e gjenocid”.

Osmani ka theksuar fuqishëm rëndësinë që të arrihet drejtësia për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

“Mungesa e drejtësisë dhe ndëshkimit të dhunuesve gjatë konfliktit ka krijuar pasoja afatgjata. Kjo e bën kërkimin e drejtësisë për të mbijetuarit jashtëzakonisht më sfiduese. Mungesa e përgjegjshmërisë dërgon një mesazh dëshpërues se veprime të tilla të neveritshme mund të kryhen pa u ndëshkuar. E përjetëson një kulturë të heshtjes, një ndjenjë hezitimi dhe frikë te të mbijetuarit që kërkojnë ndihmë dhe mbështetje. Dështimi që dhunuesit të mbahen përgjegjës, jo vetëm që lë plagët e hapura, por edhe minimizon besimin në shoqërinë pas luftës dhe institucionet”, ka thënë ajo.

Lexo më shumë  Rama nuk di ku të çojë paratë/ Sufiçiti i buxhetit arrin në mbi 720 milionë euro

Osmani ka lexuar një deklaratë të një të mbijetuare të dhunës seksuale, për të cilën ka thënë se e mbijetuara ka dashur ta dëgjojnë përfaqësuesit në Këshill.

“‘Tentova ta fshihja veten nën karrige, mbylla sytë dhe veshët që të mos dëgjoja britmat e grave të tjera. Çfarë u bënë grave të tjera në shkollë ku na futën me forcë, asnjëherë nuk kam parë gjë më të tmerrshme… në atë moment kur një burrë më kapi për këmbe, më gjuajti përtokë, më zhveshi me forcë pantallonat, më dukej sikur isha e paralizuar, nuk ndjeja këmbët, kisha gjakderdhje të rëndë… isha vetëm 9 vjeç'”, ka cituar presidentja të mbijetuarën.

Lexo më shumë  Kryeministri suedez deklaron se Deti Baltik tani është “në rrezik të lartë” pas sabotimit të dyshuar me kabllo

Rruga Press

YouTube player