Opinion/Aktualitet

Le voilà: Nga borgjezi fisnik te borgjezi modern

Nga Blerinda Idrizi

Kur nuk të kupton as Elysee se çfarë ke dashur të thuash dhe deklarohet se Monsieur le President ka qenë i paqartë në deklaratën e tij….Nuk e kishte kuptuar as raportuesi hollandez për vizat për Kosovën! Me gjasa vetëm Kryeministri global dhe kurtizanet e oborrit e kanë kuptuar. 
Dhe përpara se të rrahim veten pse nuk kuptuam Monsieur le President, le të lexojmë dhe kuptojmë pse u vra Themistokli Gërmenji dhe çfare ndodhi me të vetëshpallurën Republikë të Korçës. Kështu nuk harrojmë as padrejtesinë dhe tragjedinë e së djeshmes por kuptojmë që përpara se të arsyetojmë Monsieur le President për kakofoninë e mendimit té tij, duhet të kujdesemi mos na përsëritet historia! Gjithësesi nuk duhet lënë pa “u vlerësuar” revolta e shkëlqyer e kurtizaneve të Makronit. E tani le të mësojmë app rimësojmë frengjishten!

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫


Për një fillim të mbarë ia nisim me: Le Petit Chose – Alphonse Daudet, përkthyer në shqip si Gjeri i vogel. Kjo është historia e Danielit, i cili mbetet një vogelush në të gjitha aspektet, i papjekur, me nje fizik të brishtë, e imcak që kontribuon në infantilizimin e tij dhe nuk e lejon atë të imponohet, me dëshirën për shkrimtar po pa talent e që shkruan krijime banale, me një lidhje të dështuar me Irma Borel, një karakter interesant, vulgar që e kastron, pa e kastruar. Vazhdojmë me Tartufin e Molierut këtë hipokrit të moralit dhe vlerave evropiane në kohën tonë, pastaj me Le Mèdecin Malgrė Lui ose I Sëmuri për Mend i Evropës. E mbyllim me Shkëlqimin dhe Mjerimin e Kurtizaneve, dhe Un Début dans la Vie – Një Dalje në Jetë nga Balzac!


Kujdes me paragrafin e fundit të veprës së Balzakut. Lexoni: Oscar (Macron) est un homme ordinaire, doux, sans prétention, modeste et se tenant toujours, comme son gouvernement, dans un juste milieu. Il n’excite ni l’envie ni le dédain. C’est enfin le bourgeois modern. Le ta përkthejmë shkarazi: Oscar (Macron) është një njeri i zakonshëm, i butë, pa pretendime, modest dhe po njëlloj si qeveria e tij, i përmbahet ekuilibrit të artë. Nuk shkakton as zili, as përbuzje. Në fund të fundit: një borgjez modern! (Balzac, 1842).
Bonne chance! Paçi fat.,. Sepse kjo na ka mbetur të themi.

Rruga Press

YouTube player