KryesoreLajme

Kurti: Bërnabiqit ia kërkova nënshkrimin e aneksit të zbatimit, s’ishte e interesuar

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se në kuadër të Samitit të Berlinit ka kërkuar që të gjithë ta dënojnë sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit ku u vra polici, Afrim Bunjaku dhe u plagosen dy të tjerë.

Ai ka thënë se agresioni i 24 shtatorit paraqet cenim të integritetit territorial.

Kurti ka thënë se Kosova ka nevojë për më shumë siguri.

Sipas tij, është e rëndësishme që të mos ketë episod të katërt të “mësymjeve kriminale” të Serbisë.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

“Duhet të ketë sanksione për Serbinë dhe siguri për Kosovën. Ne kemi marrëveshje me Serbinë që ka në qendër njohjen reciproke, ajo duhet të zbatohet. Ne kemi edhe aneksin e zbatimit, ne kemi kërkuar që të nënshkruhet por Serbia ka refuzuar. Unë sot kam kërkuar nga kryeministrja serbe, Ana Bernabiq që ta nënshkruajnë këtë aneks. Unë kam thënë ta nënshkruajnë marrëveshjen bazike dhe aneksin e zbatimit, por nuk ishin të interesuar”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se kancelarit Olaf Scholz i është falënderuar për mbështetjen e Gjermanisë.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Ka shtuar se Gjermania është aleat i rëndësishëm i Kosovës.

Duke iu përgjigjur deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, Kurti ka thënë në Tiranë se “veriu i Kosovës është tokë e Kosovës.

“Ne kemi nevojë për më shumë siguri për Kosovën. Policia e Kosovës është edhe në jug edhe në veri. Veriu i Kosovës është tokë e Kosovës, integriteti territorial është i pacenueshëm, sovraniteti shtetëror mbrohet me qeverisje demokratike. Kemi biseduar hapur me të gjithë dhe unë i falënderoj të gjithë që ishin konstruktiv”, ka thënë ai.

Rruga Press

YouTube player