KryesoreOpinion/Aktualitet

Për ndonjë naiv ose sofist që thotë se inatet mes dy kryeministrave shqiptarë janë personale

Shkruan Elvis Hoxha

Për ndonjë naiv ose sofist që thotë se inatet mes dy kryeministrave shqiptarë janë personale po listoj shkurt sa për kujtesë vetëm pak pika:

1. Kryeministri i Republikës së Shqipërisë shpalli me zell Ballkanin e Hapur duke e vënë Kosovën para faktit të kryer, para se Serbia ta njohë Kosovën si shtet i pavarur.

2. Kryeministri i Republikës së Shqipërisë

anulloi mbledhjen mes dy qeverive, e cila ishte në plan afatgjatë e programuar. Kërkoi menjëherë të kishte takim sipas një formati të ri. Kërkoi të zëvendesonte një mbledhje të programuar mes qeverive me një takim kokë më kokë.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

3. Kryeministri i Republikës së Shqipërisë dërgoi një draft statut për asociacionin e komunave me shumicë serbe, gjë që nuk ishte kërkuar prej tij, dhe këtë pa u konsultuar aspak me qeverinë e Kosovës.

4. Kryeministri i Republikës së Shqipërisë kërkoi me ngulm të vendosej veriu i Kosovës nën kontrollin e KFOR-it, duke e rikthyer gjendjen shtetërore të Kosovës në gjendje para-shtetërore, pikërisht kur qeveria e Kosovës po shtrinte autoritetin shtetëror në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

5. Kryeministri i Republikës së Shqipërisë deklaroi më së fundmi se veriu i Kosovës është tokë e askujt, duke e bërë akoma më të qartë idenë e tij se në Kosovë ka territore që mund të diskutohen më fqinjin.

Rruga Press

YouTube player