Bota

Vuçiq arrinë në Kinë/ Nuk më intereson shqetësimi i BE-së, do ta takoj Putinin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe bashkëshortja e tij Tamara kanë mbërritur për një vizitë zyrtare në Kinë, ku do të marrin pjesë në tubimin ndërkombëtar ekonomik dhe politik “Belt and Road”.

Me të mbërritur, presidenti Vuçiq iu bashkua drejtpërdrejt programit të TV Pink dhe bëri një deklaratë për mediat serbe.

I pyetur nëse do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, ai tha se sigurisht që do ta takojë atë, si shumë liderë të tjerë, në takimin “Belt and Road”.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

“Me sa kam dëgjuar, në atë takim po vijnë 24 liderë botërorë. Mes tyre është edhe Putini. Unë nuk kam një plan dypalësh me të. Hera e fundit që u takuam ishte më 25 nëntor 2021, kur thashë se do të kishte luftë në Ukrainë, tha Vuçiq.

Serbia ende nuk i ka vënë sanksione Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë edhe pse Perëndimi i ka bërë thirrje të vazhdueshme.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Branka Latinoviq, ish-ambasadore dhe përfaqësuese e Serbisë në OSBE, thotë se: “Presidentit Vuçiq nuk i intereson se a shqetësohen partnerët nga Perëndimi, takimet ndërkombëtare janë gjithmonë një mundësi për takime dypalëshe”. /kosovapost/

Rruga Press

YouTube player