Bota

Izraeli u jep 6 orë afat njerëzve në Gaza të shpërngulen

Izraeli thotë se ka vrarë militantë që u futën nga Libani

Ushtria izraelite ka thënë se ka vrarë “një numër terroristësh” pasi kanë tentuar të kalojnë nga Libani në territorin e Izraelit.

Sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit “celula terroriste” u identifikua të shtunën.

Forcat përdorën raketa për këtë. Nuk u dhanë detaje se sa ishte numri i tyre.

Izraeli ka lëshuar urdhër të premten që njerëzit në Gaza të evakuohen. Aktualisht urdhri është në zbatim pasi mijëra njerëz kanë nisur që nga e premtja të largohen nga shtëpitë e tyre.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

OKB-ja ka thënë se zhvendosja e 1.1 milion njerëzve nga Gaza është i pamundshëm për 24 orë, sa ka dhënë afat Izraeli.

Civilëve që jetojnë në veri të Gazës u është thënë nga ushtria izraelite që të shfrytëzojnë dy rrugë që çojnë në jug sot, sipas një zëdhënësi.

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes, Avichay Adraee, ka thënë se dy rrugë mund të shfrytëzohen mes orëve 10 të mëngjesit deri në orën 4 pasdite “pa ndonjë problem”.

Lexo më shumë  Raketat amerikane Atacms i shkaktojnë Rusisë humbjen e rëndësishme

Ata që jetojnë në qytetin e Gazës janë këshilluar të lëvizin në jug nga Beit Hanoun në Khan Yunis, para një ofensive të mundshme tokësore nga ushtria e Izraelit, raportoi BBC.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josip Borrell, ka theksuar se urdhri i Izraelit për evakuimin që përfshin 1.1 milion njerëz është “krejtësisht i pamundur të zbatohet”.

Rruga Press

YouTube player