Lajme

Nuhiu: Përgëzoj lojtarët për angazhim, jam i kënaqur me rezultatin

Falë një paraqitje të shkëlqyeshme sonte, Drita ka arritur që ta nxjerrë një barazim nga përballja me gjigantin holandez, Feyenoordin.

Ndeshja e parë e raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës e zhvilluar sonte në “Fadil Vokrri” u mbyll baras dhe pa gola.

Trajneri i skuadrës gjilanase, Ardian Nuhiu, u shpreh i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij sonte.

Lexo më shumë  Reforma territoriale në ngërç! Qeveria lë Shqipërinë jashtë fondeve të BE-së

“E kemi analizuar shumë kundërshtarin dhe e kemi pasur parasysh se do të kemi punë me një skuadër shumë të fortë. Përgëzoj lojtarët për angazhim dhe jam i kënaqur me rezultatin. Pas këtij barazimi edhe në Holandë do të udhëtojmë për të treguar një paraqitje të mirë”  është shprehur Nuhiu.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  “Gjel grek” për festa, importi ul çmimet dhe dëmton fermerët në zonën e Lushnjës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *