Bota

“Gaza po kthehet në një vrimë ferri”

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNWRA) ka paralajmëruar për situatën e rëndë humanitare në Gaza, pas urdhrit të Izraelit për zhvendosjen e njerëzve nga veriu në jug.

“Thirrja nga forcat izraelite për të lëvizur më shumë se 1 milion civilë që jetojnë në veri të Gazës… është e tmerrshme. Kjo vetëm do të çojë në nivele të paprecedentë mjerimi dhe do t’i shtyjë në humnerë njerëzit në Gaza”, ka thënë komisioneri i UNWRA-s, Philippe Lazzarini, raportoi CNN. 

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Lazzarini i ka nxitur të gjitha palët t’i japin fund dhunës dhe të ofrojnë menjëherë qasje për ndihmat humanitare si dhe të mbrojnë civilët.

“Gaza shpejt po kthehet në një vrimë ferri dhe është në prag të kolapsit”, ka thënë ai.

Rruga Press

YouTube player