Lajme

Senatorja amerikane: SHBA-ja krahë jush

Senatorja amerikane Jeanne Shaheen në konferencën për media pas takimit me kryeministrin Albin Kurti ka thënë se shtetet evropiane dhe ShBA-të janë të koncentruara në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe stabilitetin në këtë zonë.

“Mendojmë se është shumë e rëndësishme që përgjegjësit të japin llogari sipas sundimit të ligjit dhe Serbia të bashkëpunojë në hetimet e vazhdueshme. Është kohë e duhur dhe një përkujtim i mire që stabiliteti afatgjatë i këtij rajoni dhe Kosovës nënkupton një marrëveshje me Serbinë për të adresuar në mënyrë paqësore dallimet mes vendeve tuaja”, ka thënë ajo.

Lexo më shumë  Muja i përgjigjet Bajramit: Nën autoritetin e saj janë nënshkruar 15 tenderë njëburimor, u avulluan edhe 529 mijë euro

Tutje theksoi se SHBA qëndrojnë me Kosovën dhe nuk duan të shohin një konflikt tjetër në këtë rajon.

“E pamë javën e kaluar se çka ndodhi kur ka urrejtje, konflikt dhe çështje të pazgjidhura ku qytetarët janë ata që humbasin në një situate të tillë. E di se qytetarët e Kosovës e kuptojnë çfarë ndodh kur ka konflikt dhe ndikimin e paparashikueshëm në familjet. Nuk duam që të ketë më shumë konflikt, siç po e shohim në Ukrainë. Prandaj stabiliteti dhe lidershipi janë të rëndësishme për Kosovën. SHBA qëndrojnë krahë jush”, u shpreh senatorja.

Lexo më shumë  Në Kosovë promovohet pulla postare kundër dhunës gjinore “Sot dhe çdo ditë tjetër”

Tutje tha se ndihet mire kur sheh rritjen e trupave ushtarak të KFOR-it sepse kjo siguron siguri dhe stabilitet

Rruga Press

YouTube player