Lajme

Bislimi: Faktet treguan që Vuçiqi dhe Radoiçiqi qëndrojnë pas sulmit në Banjskë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bsilimi ka thënë se akti terroristë në Banjskë të Zveçanit, rezultoi të jetë i pasuksesshëm.

“Akti i agresionit në Banjskë ka ngritur vëmendjen si në Kosovë ashtu edhe tek vendet ndërkombëtare. Raportet mes Kosovës dhe Serbisë pas 11 vitesh dialog nuk kanë përparuar, por kemi një ftohje të theksuar”, tha Bislimi.

Zëvendëskryeministri shtoi se që nga paslufta në Kosovë, presidenti Aleksandar Vuçiq ka shfrytëzuar situatën e brishtë në veri të Kosovës.

“Vuçiq ka konsoliduar grupe kriminale në të dy anët e kufirit në krye të së cilëve qëndron Radoiçiqi dhe Veselenoviqi. Madje falë këtyre grupeve kriminale ata siç duke kanë përfituar shifra shumë milionëshe duke përdorur veriun për trafikim droge, dhe ne kemi raste ku kemi gjetur laboratorët e drogës si rezultat i operacioneve të suksesshme të Policisë së Kosovës”, ka thënë Bislimi.

Lexo më shumë  Maqedonci jep detaje për procesin e hapjes së fabrikës për prodhimin e municioneve dhe laboratorin për dizejnimin e dronëve

Bislimi ka shtuar se veprimet e këtij grupi kriminel kanë qenë jashtëzakonisht agresive.

“Ata në kontiunitet kanë plagosur dhe vrarë zyrtarë policor vendor e ndërkombëtar. Vuiq ka glorifikuar veprimet e tyre si veprime atdhetare… ai shkon më tej dhe kërcënon serbët e Kosovës. Për ne si qeveri është e rëndësishme tu themi qytetarëve serb se kjo nuk është e vërtetë, dhe se interesimi i vetëm i qeverisë është integrimi i tyre”, ka thënë Bislimi.

Lexo më shumë  FSK shënon sot Ditën e Forcës

Ai ka shtuar se faktet për sulmin në Banjskë janë të pamohueshme.

“U pa se Vuçiqi dhe Radoiçiqi ishin pas këtij agresioni. Ne thërrasim Serbinë që të heq dorë, por duhet të jemi të përgatitur se Serbia nuk do ta bëjë këtë dhe duhet të dimë se ky nuk është akti i parë i tillë, e nuk do të jetë as i fundit”, tha Bislimi. 

Rruga Press

YouTube player