Lajme

Studentët e Mjekësisë bllokojnë rrugët, hedhin tymuese dhe vezë drejt ministrisë

Studentët e Mjekësisë janë ngitur sërish në protesta kundër ligjit të qeverisë që i detyron të punojnë për 5 vite në Shqipëri, duke i kushtëzuar diplomën.

Ata kanë nisur protestën tek Universiteti i Mjekësisë, duke marshuar në drejtim të Ministrisë së Arsimit.

Më pas ata bllokuan rrugën para ministrisë dhe hodhën tymyese dhe vezë drejt godinës.

Lexo më shumë  FSK shënon sot Ditën e Forcës

Një ditë pasi Universiteti i Mjekësisë njoftoi koston e studimit prej 2.4 milionë lekësh të vjetra që do duhet të paguajnë studentët nëse refuzojnë të firmosin kontratën që i detyron të punojë për 2-5 vite në Shqipëri, këta të fundit thonë se do përshkallëzojnë protestat.

Bojkoti i auditorëve për këtë vit të ri akademik nga studentët e Mjekësisë vijon në javën e dytë, ndërsa pjesë e protestës tashmë janë edhe të rinjtë e viteve të para.

Lexo më shumë  Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore

Me pankarta dhe thirrje të ndryshme, të rinjtë kërkojnë anulimin e ligjit që i detyron të punojnë në Shqipëri pas studimeve ose në të kundërt të paguajë tarifën e plotë të shkollimit.

“Nuk dorëzohemi para padrejtësisë“, ishte thirrja që shoqëroi marshimin e studentëve.

YouTube player